Rama me punonjësit e bashkisë, Berisha: Krim elektoral, regjistrojmë çdo pjesëmarrës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas njoftimit se kryeministri Edi Rama do të mbajë një takim me punonjësit e Bashkisë së Tiranës, të enjten në Sheshin Skënderbej.

Berisha e cilësoi këtë takim si një “antimiting” dhe akuzoi Ramën për përdorimin e administratës publike në fushatë elektorale.

Sipas tij, çdo person që merr pjesë në këtë takim do të regjistrohet, dhe e cilësoi këtë veprim si pjesëmarrje në një krim zgjedhor dhe shtetëror.

“Sot, Rama thërret një antimiting, duke mbledhur punonjësit e bashkisë dhe patronazhistët e administratës. Emër për emër do të regjistrohen, pasi kjo është pjesëmarrje në një krim elektoral dhe shtetëror. Ai po i thërret vetëm për të mbrojtur monumentin e tij të korrupsionit dhe drogës, jo për asnjë interes tjetër”, u shpreh Berisha.

Ai gjithashtu deklaroi se kryeministri është “damkosur”.

“Rama u nis në Mynih dhe më dha një paralajmërim. Më tha: ‘Do e shohësh!’ Por çfarë të shoh? Njerëzit nuk donin as ta takonin, as të fotografoheshin me të. Kjo është e vërteta”, shtoi ai.

Të Fundit