Rama me punëtorin në Fushë-Krujë: Demokratët mbaji se mos na hidhen

Kryeministri, Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj ka inspektuar këtë të premte procesin e rindërtimit në Fushë –Krujë.

Gjatë vizitës ministri Ahmetaj njoftoi se deri në shtator, në Fushë-Krujë mbarojnë shtëpitë individuale dhe apartamentet.

“Kemi 124 shtëpi individuale dhe mbi 150 apartamente.  Sa i përket pallateve, deri në shtator, gjithë kantieri është mbyllur Të dyja lotët, edhe shtëpitë individuale, edhe apartament janë të mbyllura”, – u shpreh ministri Ahmetaj.

Në këtë vizitë nuk munguan edhe batutat e kryeministrit me punëtorët, ku njëri prej tyre tha se kolegët e tij janë demokratë të flaktë.

“Janë demokratë të çmendur të gjithë”- tha punëtori, ndërkohë që Rama iu përgjigj: “Mbaji se mos na hidhen”.

Të Fundit