Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar jo vetëm nder vizitën e Presidentit të Emirateve të Bashkuara në Shqipëri, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nahyan, por një privilegj të posaçëm për të dhe qeverinë shqiptare.
Fjalën e tij, drejtuar Presidentit arab, e nisi duke cituar profetin Muhamed.
“Nuk i lejohet një myslimani të shmangë vëllanë e tij për më shumë se tre ditë. Ju erdhët si ai që përshëndeti i parë, si një anëtar i familjesm që edhe pse larg, nuk i lë fijet e dashurisë të këputen.
Në fillim dëgjuam për Emiratet e Bashkuara, pastaj mësuam për ta dhe mësuam t’i vlerësojmë.
Ju më mësoni se vëllazëria e vërtetë jetohet, duke qëndruar sëbashku në të vërtetën, duke përqafuar urtësinë.”
Kujtoi vitin 1999, luftën në Kosovë.
“Babai juaj mundësoi mbërritjen e avionëve me ndihma për mijëra refugjatë, që ato të ushqeheshin dhe të trajtoheshin mirë pa dallim feje, si të barabartë para Zotit.”
“Emri juaj dëgjohet me respekt në mbarë botën!”, i tha kreu i qeverisë Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nahyan.
“Nuk do ta harroj kurrë që kur erdha tek ju pas tërmetit shkatërrues, ju më morët dorën dhe më thatë: Vëlla, ti dhe populli yt nuk janë vetëm! Sot një lagje me mijëra apartamente qëndron si dëshmi se ju e mendoni atë që thoni dhe thoni tamam atë që mendoni. Keni zgjedhur të jeni një vëlla i armëve të paqes!”, shtoi më tej Rama.
“Është nder i madh t’ju mirëpresim sërish në vendin tonë për të dytë në një kohë kaq të shkurtër”, iu drejtua Rama, duke shtuar se do të dëshironte që Presidenti i Emirateve të kishte qëndruar më shumë në vendin tonë.
“Prania juaj ndihet si ajo e një të afërmi të dashur, që kthehet për të parë nëse gjithçka është mirë në shtëpinë e të afërmve të vet”, u shpreh kreu i qeverisë.
Ndërsa shtoi se “erdhët një anëtar i familjes, që ndonëse larg, nuk i lë kurrë të shkëputen fijet e dashurisë”.
“Është nder i madh t’ju mirëpresim sërish në vendin tonë për të dytë në një kohë kaq të shkurtër. Megjithëse nuk do të rrini aq gjatë sa do të dëshironim, prania juaj ndihet si ajo e një të afërmi të dashur, që kthehet për të parë nëse gjithçka është mirë në shtëpinë e të afërmve të vet.
Ju, Lartësi erdhët tek ne me frymën si ai që përshëndeti i pari, Si një anëtar i dashur i familjes, që ndonëse larg, nuk i lë kurrë të shkëputen fijet e dashurisë.
Dhe tani është krejtësisht e qartë kush më i mirë nga të dy ne, nëse ka ekzistuar ndonjëherë ndonjë dyshim.
Më lejoni ta them këtë edhe në emër të njerëzve të mi, të pranishëm në këtë mbledhje të vogël, por shumë të veçantë për ne. Ne fillim duam për Emiratet e Bashkuara, pastaj mësuam për to, pastaj shkuam dhe i pamë. Më pas mësuam të njohim dhe të vlerësojmë njerëzit që kujdesen për to”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama i ka akorduar presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed titullin “Ylli i Mirënjohjes Publike” gjatë takimit të tyre në godinën qeveritare.
“Në emër të Republikës së Shqipërisë, me respekt të thellë dhe mirënjohje, ju dorëzoj Urdhrin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike”, iu drejtua kryeministri Rama presidentit të Emirateve.
Duke shtuar: “Zoti ju ruajtë gjithmonë dhe Zoti i bekoftë të dy popujt tanë.”
Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed mbërriti në Shqipëri mbërmjen e mërkurës, ndërsa vizita e tij në vendin tonë mësohet se ka qenë e shkurtër.