“Rama më njeh më mirë nga të gjithë”, Meta: Pas 24 korrikut do të shkoj në SPAK.

Presidenti Ilir Meta Ilir Meta ka folur sot për marrëveshjen e 17 majit 2017 mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kreut të PD-së Lulzim Basha dhe për deklaratat e kryeministrit gjatë Asamblesë Kombëtare të PS ku ai i kërkoi SPAK të hetoj Metën dhe Berishën.

17 maji i 5 viteve më parë, dita më e errët e pluralizmit politik. Marrëveshja e turpshme dhe tinzare, në errësire, tashmë është ekspozuar para drites se diellit.

Bojkoti i reformës në drejtësi, shembja e Teatrit në pervjetorin e marrëveshjes së 17 majit, prishja e marreveshjes se 5 qershorit dhe shitja e zgjedhjeve te 25 prillit, pjesë e marreveshjes së 17 majit.

Pjese e marreveshjes, djegia e mandatave dhe largimi 100% i opozites nga pushteti vendor.

Shitja e zgjedhjve të 25 prillit madje edhe duke prishur në heshtje marrëveshjen e hapur të 5 qershorit padyshim që ishte pjesë e marrëveshjes së 5 viteve më parë. Bojkoti i reformës në drejtësi që bërë ajo lloj opozitë që lehtësoi kapjesn e drejtësisë së re nga qeveria aktuale. Pasojat janë të njohura përtë gjithë, bllokimi i integrimit të BE dhe shpopullimi i vendit që nbga vendosje e demokracisë.

Shumica e familjeve shqiptare i ndjejnë kostot çdo ditë.

Së pari pas 24 korrikut kur të takohemi bashkë këtu sipas premtimit të dhënë së fillojmë një kapitull të ri me energji të pasjhtershme. Më 25 korrik pesimizmi është kohë e humbur për çdo shqiptar.

Që Shqipëria e pret Ilir Metën, ose ajo pjesë e Shqipërisë që i rreh zemra për Shqipeërinë për interesin kombëtar dhe është cënuar nga marrëveshja e 5 viteve më parë. Ne e kemi kohën përpara, ajo që shqiptarët presin është një lidership që mban fjalën, ajo që shqiptarët presin është llogaridhënie. Mua më bënë përshtypje pse ka fruikë një KM nga drejtësia e vet që e ka kapur nga fyti. I bën thirrje SPAK TË hetojë Ilir Metën. Shumë mirë bëN, madje t’i çojë pyetjen bashkë me Agaçin. Meta ka të vërtetën dhe trasnparencën. E keni parë Metën t’i shmanget drejtësisë?

Gjithmonë kam dhënë shembullin për tu ballafaqur, dua të siguroj zotërinë mas 24 korrikut është e sigurt që Meta dhe shqiptarët do të shkojnë para SPAK me fakte dhe prova për mullartë e korrupsionit që lartësohet çdo ditë.

I bën thirrje hetoni Saliun? Kush i ka penguar të hetojnë? U bën thirrje të hetojnë ilirët për kërkime arkeologjike. E bëjën të mos hetojnë Stelën, Mërtirin, Zoton. Pse do frenojë Ilirin ai me këto lloj përrallash dhe këto lloj mashtrimesh. Ai e njeh Ilir më mirë nga të gjithë. E di që do i shkojë gjërave deri në fund për ato gjëra që ai i ka bërë shqiptarëve. Do të shmange vëmendjen nga ajo njollë.

Do të japë zemër ai, të thotë mos flisni shokë, mos bashkëpunonim me drejtësinë, mos pranoni që na kanë lajmëruar drejtorët që janë vtë paligjshme.

Të Fundit