Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me fermerët në Lushnjë, me prani të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe të orientuar nga bujqësia.
Rama theksoi se fokusi nuk është më vetëm tek paraja, por tek mënyra se si mund të sigurohet ajo që është e nevojshme për të përparuar në sektorin bujqësor.
“Thelbi që duhet të biem dakord së bashku, jo me ata që e shohin bujqësinë nga tenxheret dhe buzët e tenxherëve mediatike apo gjithë ai pazar i madh i thashethemeve dhe llogjeve të Tiranës, por bashkë me ata që e shohin si mundësinë e tyre për të ndërtuar jetën dhe mirëqenien. Nuk është paraja çështja jonë kryesore sot. Ka qenë, por nuk është. Sot çështja është që të kuptojnë se çfarë duhet të bëjmë për ta siguruar paranë që na duhet për të ecur para në ndërmarrjen tonë. Koha tanimë nuk pret. Kemi shumë vite që flasim, por ndeshim në atë murin e paragjykimit”, tha Rama.
Sipas tij, shumë më tepër është arritur nga qeveria se sa thjesht çështja e naftes që shpesh përmendet në diskutime.
“Unë jam piktor, jo financiar dhe llogaritar. 30% më shumë fitohet duke u bashkuar. Është e neveritshme se si për hir të një lufte të verbër, as politike, por tribale, angazhohet një lukuni e tërë tenxheres për ta nxjerrë nga kontekst është që themi. Për të vazhduar t’i bjerë një fyelli të thyer në të njëjtën vrimë; jepni naftë. Është e qartë se ajo që kemi bërë ne, është shumë herë më shumë se jepni naftë.”, tha ai.



