Kryeministri Edi Rama do të mbledhë pasditen e sotme, rreth orës 17:00 në sheshin “Skënderbej” punonjësit e bashkisë së Tiranës.
Gazetari i Klan News nga sheshi “Skënderbej” ku duket se gjithçka është gati tashmë për takimin e ditës së sotme, jep detaje të këtij takimi.
Pritet që në këtë takim të marrin pjesë rreth 6 mijë punonjës përfshirë edhe nënpunësit si dhe drejtoritë në varësi të bashkisë.
Duket se pavarësisht arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj puna nuk do të ndalet dhe të gjitha projektet që janë të planifikuara do të vijojnë normalisht pavarësisht mungesës së kryetarit të saj në zyrën e bashkisë.