Kreu i qeverisë thotë se familjet e reja janë mbështetur financiarisht me 40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80 mijë për të dytin dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë.
“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se më shumë se 170 MIJË fëmijë kanë përfituar #bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019, duke mbështetur familjet e reja me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.