Rama: Folëm për planin e ri të rritjes që BE dhe Komisioni nën udhëheqjen Von der Lyen i kanë vënë në dispozicion Ballkanit Perëndimor duke i dhëne çdo vendi mundësinë që përkundër axhendës dhe realizimit të objektivave te financohet nga BE ne mbështje të thellimit të mëtejshëm të reformave.
Edhe në këtë pikë morën një vlerësim shumë pozitiv dhe do të vazhdojmë të kryejmë me përpikmëri të gjitha detyrat qe kemi marrë përsipër. Kemi folur edhe për forcimin e bashkëpunimit në rajon duke patur parasysh domosdoshmërinë qe të lidhemi shumë më fort në funksion të qenies tonë në mes jo thjeshtë të Evropës por në funksion të së nesërmes tonë që është në Bashkimin Evropian