Kryeministri i vendit, Edi Rama në fjalën e tij në grupin e PS, pas dëgjesës me rektorin e UBT, Fatbardh Sallaku, u shpreh se ka disa sugjerime për prokurorët e SPAK.
Rama i kërkoi që të bëjnë punën e tyre dhe të luftojnë korrupsionin, por vetëm nëse kanë prova.
Detyra e tyre, tha Rama, është të fusin në burg personat fajtorë dhe të mos traumatizojnë të pafajshmit.
Rama: Kam një sugjerim për prokurorët e SPAK. Në vend që të merren me deklarata e mia të bëjnë punën e tyre, e kanë të gjithë mbështetjen tonë t’i dëgjojnë këto që ne themi si kritika. Për mua dhe PS SPAK Gjykata Speciale rrojnë 1000 vjet, nuk i vjen e keqja dhe nuk i vjen asnjë shqetësim nga ne. Të mos furnizojnë miletin me sekrete hetimore, të mos bëhen redaksi gazetash, portalesh, kanalesh. Dhe të bëjnë punën e tyre.
Sa herë, kudoqoftë që do të kapin korrupsion, ta hapin krahun me të gjithë forcën. Po korrupsion aman. E kemi ngritur si një armë shumë të fuqishmë që të luftojë korrupsionin, me prova, me procese të rregullta, me repsekt për të drejtat dhe liritë e njeriut. Ajo që ata duhet të garantojnë është që fajtorët të shkojnë në burg dhe të pafajshmit të mos traumatizohen për gjithë jetën.