Kryeministri Edi Rama po mban fjalimin në samitin e Komunitetit Politik Europian. Do të flasë edhe shefi i NATO-s, Mark Rutte, presidenti Ukrainas Volodymyr Zelensky, kancelari gjerman, Mertz.
Tema e samitit është: “Evropa e re në një botë të re: Unitet, bashkëpunim, veprim i përbashkët”, ndërsa diskutimet do të përqendrohen në tri tryeza të rrumbullakëta që do të trajtojnë çështje të sigurisë, konkurrencës ekonomike dhe fuqizimit të të rinjve, përballë sfidave si lufta në Ukrainë, mbrojtja evropiane dhe transformimi teknologjik.
“Për të gjithë vendin tim dhe popullin shqiptar që t’ju mirëpres në këtë vend dhe në këtë shtëpi të ndërtuar enkas për komunitetin politik evropian ku nuk jeni të rrethuar nga makthet e Evropës, por nga imagjinata e fëmijëve shqiptarë për Evropën.
Jo ishte zgjedhje e qartë për ne se ëndrrat e fëmijëve nuk mbahen peng nga mitet e të shkuarës, ëndërrojnë për të ardhmen. Keni ardhur në një moment domethënës kur kemi mësuar ta shohim të shkuarën përmes syve të së ardhmes. Mbërritja juaj vijon një fushatë zgjedhore ku Evropa ka qenë më e pranishme se kurrë, jo si listë politikash, por përkatësi, dhe si fat i bashkëndarë. Ja pse është kaq kënaqësi që fushata u përqendruar në Evropë, identitet, përkatësi dhe që fitoi më shumë se 52% të votave.”, u shpreh Rama.