Lura është një pikat turistike më të bukura në vend, por që prej kohësh ishte lënë në harresë, për shkak të mungesës së infrastrukturës së nevojshme.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në 2 janar 2025, pamje në rrjetet sociale, ku shihet se po bëhen punime për në rrugën turistike, që të dërgon në Lurë. Rama shprehet se Lura magjike do të jetë së shpejti e arritshme, pasi po bëhet rruga turistike, që të dërgon në këtë destinacion.
Kreu i qeverisë thotë se është hedhur shtresa e parë e asfaltit në segmentin Peshkopi-Lurë dhe se po vazhdon puna mbi segmentin Lurë-Rrëshen.
“Së shpejti edhe Lura magjike do të jetë e arritshme përmes rrugës së re turistike, ku është hedhur shtresa e parë e asfaltit mbi segmentin Peshkopi – Lurë dhe po vazhdon puna mbi segmentin Lurë- Rrëshen”, shkruan Rama.





