Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm për drejtuesit e mjeteve. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama bën me dije se DPSHTRR ka hequr përfundimisht detyrimin e kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia.
Sipas kryeministrit, kjo eliminon 60 mijë kontrolle fizike të automjeteve në vit, iu kursehen qytetarëve 90,000,000 lekë dhe 30,000 orë pritje në vit.
“Me këtë LAJM TË MIRË e të shumëpritur për Drejtuesit e Automjeteve, puna vazhdon flet vetë ndërsa llafet e gojëve të shthurura dhe baltën e mendjeve të mbrapshta vijnë e ikin me erën.
Falë rimarrjes në administrim shtetëror këtë vit të Kontrollit Teknik dhe ndërveprimit të sistemeve informatike, të cilat me vite ishin dhënë me një koncesion alla nongrata, Çertifikata e Kontrollit Teknik të DPSHTRR heq përfundimisht detyrimin e kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia.
Eliminohen 60 mijë kontrolle fizike të automjeteve në vit
U kursehen qytetarëve
90,000,000 lekë dhe 30,000 orë pritje në vit”-shkruan Rama.