Kryeministri Edi Rama këtë marte ishte prezent në prezantimin e Drejtorit të ri të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Igli Tafa. Rama gjatë fjalës së tij foli edhe lidhur me reformën në drejtësi i cili u shpreh se nuk është ende funksional dhe i drejtë.
Sipas tij nga veprimet e sistemit të drejtësisë ka kosto që i vuajnë personat të cilët tha se janë të pafajshëm. Ai shtoi se në fund e drejta do të dalë por do të ketë kosto.
“Po ndodhe edhe një tjetër revolucion me i egër, me më shumë plagë dhe me më shumë vitalitet por i domosdoshëm. Revolucioni i sistemit te drejtësisë, në një sistem të drejtë dhe funksional. Jemi shumë larg por rruge është pa kthim dhe për fat të keq në botën tuaj virtuale bëhem me algoritme, dhe nëse botën tuaj virtuale dështimet janë ngecje ose fikje të kompjuterit ne ketë botën e drejtësie behën mbi lëkurën e njerëzve dhe nuk është një kompjuter qe fiket por jeta e një personi qe vihet ne pozitë aspak të admirueshme dhe aspak për tu pasur zili kur është i pafajshëm.
Pra nëse mbi AKSHI-n ka një hetim, në një botë të drejtë të gjithë duhet të prezumohen të pafajshëm, atë prezomohen të fajshëm. Është një moment i vështirë disa prej ush janë ufo dhe jetojnë më ekranin e kompjuterit dhe kur përballen me këtë brutalitet mund të ndihen të destabilizuar në procesin e tye te punës. Në fund e drejta del. Ka një kosto por del”, tha ai.



