Më 3 tetor, kreu i qeverisë Edi Rama iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në QSUT. Bëhet fjalë për ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale dhe operacioni zgjati rreth 2 orë. Ditën e sotme, kreu i qeverisë në një takim me pensionistët u ndal te arritjet që janë bërë gjatë qeverisjes së tij, ndër të tjera edhe investimet në shëndetësi. Rama tha se është i pari kryeministër në histori që ka bërë dy operacione në spitalin publik.
Edi Rama: Jam shumë krenar për çfarë kemi bërë, edhe për shëndetësinë edhe për të gjitha. E kam me provë. Jam i pari kryeministër në histori që dy herë jam futur në thikë në spitalin publik. Ku të futesha në thikë unë në kohën kur qeverinë e drejtonin mjekët. Nuk futej dot njeri në thikë atje. Ju asnjëherë nuk do mundet dot një qeveri t’ju japë atë që meritoni, por ju duhet të thoni që qeveria e bëri sforcon maksimle për mua, kaq më duhej. Kjo është situata. Më vjen shumë mirë që do bëjmë dhe një hap shumë të rëndësishëm. Kemi rreth 40 mijë veta që dalin në pension nga ish-kooperativa, se është një histori tjetër dhe janë 3000 procese gjyqësore në vit që i hapin.
Do bëjmë një ligj që do të bëjmë një njohje automatike të viteve të punës përpara ’94 që është sërish një barrë direkte për buxhetin, por shyqyr që ekonomia po na funksionon dhe që rritja ekonomike vazhdon dhe do vazhdojë dhe më shumë në vitet e ardhshme dhe ky është optimizmi im për pensionet. Qëllimi është që të arrijmë të kushtëzojmë qeverinë me ligj që në % e rritjes ekonomike, kur ekonomia ka një rritje ekstra, pensionistët të jenë përfituesit e parë. Këtë dua unë që të arrijmë dhe jam i sigurt që do ta arrijmë. Kjo punë është e tillë që nuk mund ta mbash fjalën atëherë kur ti do ta mbash sepse ndodhin gjëra të tilla, por rëndësi ka mos e harrosh fjalën e dhënë dhe ta mbash e ta bësh