Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është ndalur këtë të mërkurë në Fushë Krujë, ku prezanton arritjet kyçe për sektorët më të rëndësishëm dhe sfidat e Shqipërisë 2030 në BE, në një takim përmbyllës elektoral.
E ndërsa Rama fliste para mbështetësve të tij, një qytetar ka kaluar duke thënë ‘Rama ik’. Moment këtë të cilin Rama e ka kaluar me humor dhe ironi.
“Ja…, ah vdeksha unë për ty! Hë, po e pritsha, eh të keqen o hudhër! E pritsha! Ja, plasi syri i keq, a vdeksha unë! E kur e tha, pikërisht sapo përmenda unë bufin, tha ‘Rama ik’!
Po e pritsha këtë, ah vdeksha unë për ty! Ju s’e patë, por kishte edhe flokët e lagur kur kaloi aty dhe thirri “Rama ik!”, u shpreh kryeministri, i cili pak më parë kishte deklaruar se Sali Berisha me qeverinë e tij e kishte lënë vendin në “gropë ekonomike e borxhe”.