Rama: I kam tmerr njerëzit që flenë gjumë dhe s’punojnë

Kryeministri Edi Rama ishte sot në një takim në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku u shpreh se ky do të jetë Universiteti i të ardhmes.

Gjatë fjalës së tij, Rama i është drejtuar me disa batuta rektorit të universitetit. Kryeministri u shpreh se rektori ka një energji të admirueshme. Ndër të tjera ai tha i ka tmerr nerzit që flenë gjumë dhe nuk janë të dhënë pas punës.

“Ne duam që brenda këtij 10-vjeçari, deri në 2030 ky këtu të jetë Universiteti simotër apo sivëlla i Universitetit të Vjenës. Kjo është plotësisht e mundur. Ne do vazhdojmë punë  me rektorin, i cili ka një energji të admirueshme. E shikoni që edhe kur mban fjalime bën çmos që të thotë sa më shumë në njësinë e kohës. Është kënaqësi për mua, sepse unë i kam tmerr njerëzit që flenë gjumë dhe nuk janë të dhënë pas punës. Është kënaqësi kur rektori me ngacmon dhe më thotë që duhet kjo apo ajo”,-tha Rama.

Të Fundit