Rama: “I kam mbaruar fjalët për Teatrin”

Kryeministri Edi Rama në interpelancën e kërkuar nga opozita e re ka lexuar deklaratat e aktorëve pro shembjes së Teatrit për t’iu përgjigjur opozitës së re.

Rama tha se ai personalisht nuk ka më fjalë për Teatrin prandaj lexon deklaratat e artistëve që sipas tij ishin protestuesit e vërtetë, në protestën e vërtetë e cila u zhvillua 2 vite e gjysmë më parë.

I kam mbaruar fjalët për Teatrin. Këtu do shfrytëzoj 20 minutat për të lexuar fjalët e atyre që e kanë bërë Teatrin, e atyre që janë Teatri, e atyre që e nisën protestën për Teatrin.

Kur e nisën protestën as ju, dhe as ata të tjerët që janë kthyer në bij të lënduar të Shekspirit e Moljerit, nuk ishit aty por iu ishte thënë mos shfaqeni. Aty kanë qenë anëtarët e familjes teatrore, dhe nuk ishin dy Budina, por Ndrenika me Derhemin. Po i përgjigjem dhe Hajdari që është lënduar për Teatrin duke i përcjellë besnikërisht fjalët e protestuesve, dhe jot ë aktorëve politikë.

ROBERT NDRENIKA

”Ju luem mos më kryqëzoni, jam për Teatër të Rid hë bashkëkohor, paratë ti marrë ku të dojë, ndoshta dhe aty ku i merrte Tito.”Protesta e vërtetë ndodhi 2 vite e gjysëm përpara dhe është zhvillura një dialog si asnjëherë më parë. Grupi i artistëve vendosën që duhet të ishin pjesë e negociatave. Ne shtruam dy problem, mos preket trualli, dhe një konkurs ekspertësh për Teatrin. Ata që duan të bëjnë shfaqje jashtë kësaj skeme, janë jashtë kësaj historie. Siç jeni ju dhe ata që dolën nga Kuvendi. Jeni një zhvillim konfuz dhe anormal në një korsi paralele.

 

BUJAR ASQERIU

”NUk e mbështes protestën që bëhet tani. Logjika është që të ndryshohet mendimi. Nuk futem më në atë Teatër. Nuk më përdor dot as PD dhe as PS. T’ia lëmë këtë gjë arkitektëve.”

 

RESHAR ARBANA

”Nëse një pjesë e mirë e territorit është e Bashkisë, tia lërë Teatrit. Lërjani territorin e Teatrit.”

 

LUFTAR PAJA

Që të kemi këtë duhet të merremi si artistë. Të shtojmë forcat për llaçin e tullat. Teatri është i gjithë Shqipërisë.

 

ALTIN BASHA

”Kemi negociuar. Ramë dakord mos preket trualli. Duhet godinë e re. Pjesa muzeale mund të zgjidhet brenda. Si regjisori ju them se ajo godinë nuk ofron një cilësi teatrori.”

 

ENVER PETROVCKI

”Është një budallallëk mos bëhet një Teatër i Ri. Jam kundër t’i jepet trualli tjetërkund.”

 

ARTAN IMAMI

”Më vjen mend një takim i vitit 87-88, në një bisedë me Ismail Kadarenë më kujtohet kur e pyetën se si i dukej Teatri. Dhe ai i tha duke parë një ndërtesë me suvanë e rënë, po ja si kjo.”

 

Të Fundit