Në stadiumin e mbushur plot me emigrant shqiptarë që valëvisnin flamurin kuq e zi, kreu i qeverisë Edi Rama nuk i fshehu emocionet pas takimit me bashkëkombasit e tij që punojnë dhe jetojnë në vendin fqinj.
Edi Rama: Duket sikur mes Shqipërisë dhe Greqisë ka pasur probleme të përjetshme. Ndërkohë jeta e përditshme jashtë kafenesë së zhurmmshme të interesave afatshkurta të politikës dhe përtej pasqyrave verbuese mediatike vazhdon normale, aktive dhe produktive. Greqia renditet e treta në listën e partnerëve tregtarë të Shqipërisë. Falë anagazhimit të operatorëve ekonomikë jemi në hapat e fundit të krijimit të dhomës së parë shqiptaro-greke të tregtisë dhe industrisë me seli në Athinë. Pritet miratimi i qeverisë greke për të hapur qendrën e kulturës shqiptare, për të cilën qeveria jonë ka lëvruar dhe fondet përkatëse. Numri i udhëtarëve që lëvizin drejt të dyja vendeve është dhjetëfishuar. Shqiptarët janë prej kohësh të dashuruar me brigjet e Greqisë, por dhe anasajelltas. Gjithnjë e më shumë grekë po zbulojnë Shqipërinë turistike. Grekët kanë qenë janë dhe do të jenë gjithnjë të mirëseardhur në Shqipëri. Jo vetëm për pushime, por edhe për të punuar, hapur dyqane dhe për të përfituar nga një regjim taksash shumë më i ulët sa këtu në Greqi. Shqipëria i krijon të gjitha kushtet edhe ndonjë politikani që vjen të protestojë atje dhe vjen humb zgjedhjet këtu.