Rama ftesë Dash Sulës? Kryeministri: Dera jonë e hapur, por së pari duhet të dezinfektohet

Kryeministri i vendit Edi Rama gjatë takimit me kandidatët në qarkun e Elbasanit u shpreh se Partia Socialiste është një shtëpi e madhe e hapur edhe për figurat e Partisë Demokratike.

Gjatë fjalës së tij ai nënkuptoi se edhe deputeti demokrat Dashnor Sula mund t’i bashkohet partisë, por si fillim sipas kryeministrit ai duhet që të ‘dezinfektohet’ nga llumi i kënetës ku ishte.

“PS është një shtëpi e hapur, dhe jo një shtëpi ku duhet të japësh provim para se të hysh a e di apo se di programin. Këtu kemi edhe të kuq fare, rozë, pak më bojëqiell. Duhet të jemi të hapur edhe për blunë. Siç është nga e kuqja deri te bluja e gjithë gama, nga ngjyra e flamurit tonë deri te ngjyra e BE. Duhet të jemi të hapur. Rëndësi ka që njerëzit të kenë dritë në sy për Shqipërinë. Kjo është partia jonë. Ne nuk jemi këtu për të mbyllur derën. E mbajmë derën mbyllë nëpër territore, por sot jemi këtu për t’ju thënë këtu mirësevini përveç salamandrave dhe kukumjaçkave të kënetës, nuk kanë vend këtu tek ne. Kurse Dash Sula duhet të hyjë në një proces, sepse mund të jetë ndonjë ditë edhe Dash Sula, por për momentin duhet të dezinfektohet. Si janë ato pulat që futen në karantinë. Ai është, inat mund ta kesh sa të duash, por hakun duhet t’ia japësh që me thënë të drejtën që aty një njeri më me ulërima për komunitetin e vet, se kanë ata një të dytë si ai aty. Po duhet të heqë morrat e kënetës”, u shpreh Kryeministri.

Të Fundit