Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama lëshoi një lumë lritikash ndaj SPAK.
Ai u shpreh se SPAK duhet të marrë nën hetim Ilir Metën, pasi sipas Ramës, e gjithë Shqipëria e do presidentin para Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
“U bë kohë që peshkaqenët e mëdhenj vettingu i ka flakur jashtë. Ku janë sot? Ata janë në punë e tyre. Nuk u ka hyrë asnjë gjemb në këmbë. BE ia ka lënë Shqipërisë me shkrim për të vazhduar procesin dhe në mometin që do të ulet në tryezë gjëja e parë është se sa gjykatës dhe prokurorë janë marrë në hetim. Zero. Kampioni i anti-korrupsionit me vulë dhe me firmë është futur në hetim nga SPAK. Për çfarë? Për një denoncim të kujt? Të atij që e gjitha Shqipëria mezi pret ta shoh përpara SPAK, Ilir Metës. Unë e kam udhëhequr ketë proces, pa bërë asnjëherë asnjë diskutim të asnjë neni. Juristët tanë kanë pasur rezerva, unë nuk mendova që mjafton të behet kjo dhe gjithçka do të ishte mirë. Jam gjithmonë edhe më i paduruar përballë faktit që ata që e nxin totalisht Shqipërinë, e bën një vend ku pandëshkueshmërisë janë të paprekur”,-tha Rama.