Rama: Duam të mbyllim negociatat deri në 2027! Europa na ka bërë të vuajmë shumë, por një ditë do të martohemi

Kryeministri Edi Rama tha në fjalën e tij në Forumin e Bledit se Shqipëria ka objektiva të qarta për të realizuar kriteret që duhen për të mbyllur procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian brenda vitit 2027.

Rama theksoi se ka bindjen e plotë që në fund, Shqipëria do të mund të “martohet” me BE-në, siç i pëlqen atij ta quajë.

“Ne nuk po themi që jemi gati për 2027, por kemi objektiva të qarta të hedhura në tryezë nga Komisioni që na sfidojnë të realizojmë të gjitha piketat dhe të gjitha kriteret që t’i përmbyllim negociatat deri në 2027. Po shtyjmë përpara dhe nuk po bëjmë pyetje. Gjëja më e mirë për të bërë me BE është të jesh i lirë kur flet në Bled, por pastaj të thuash PO.

Në qoftë se e ngatërron Bledin me Brukselin, atëherë ke shkuar për dreq. Në qoftë se nuk do, atëherë në Bled vjen të ndash vizionin dhe pastaj shkon në Bruksel dhe të jesh një student shumë i zellshëm.

Dua të them që s’ka vend për nxitim sepse besoj që pjesa më e rëndësishme për Shqipërinë, është të përdorësh procesin e anëtarësimit si proces shtetndërtimi, sepse Europa është bekim për vende si ne sepse është vendi vetëm ku mund të marrësh dijeni si ndërtohen institucionet. Është procesi më i vështirë. Dhe këtu është dallimi me Afganistanin, Irakun. Miqtë tanë nga ana tjetër e oqeanit kanë menduar se me bomba mund të ndryshosh një vend, por nuk është kështu.

Dolëm nga një vend i ngjashëm me Irakun sa i përket mungesës së lirisë. Europa është të na mësojë si të vendosim semaforët. Ne po ecim përpara, por në kuptimin e udhëheqjes, tek ne është populli shqiptar, ne jemi absolutisht euro-optimist dhe e duam pa kushte, edhe pse Europa na ka bërë të vuajmë shumë. Ne kemi bindjen e plotë që në fund do të martohemi. Siç thotë edhe Marta, unë them që bazohet në martesë, ajo thotë bazohet në meritë, kështu që na duhet të meritojmë martesën”, deklaroi Rama.

 

Të Fundit