Teksa ka folur për çmimin e naftës Kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit e cilësoi Bordin e Transparencës të ngritur nga qeveria për të ndaluar abuzimet me çmimin si komunist.
Sipas Ramës, në kushte normale, Bordi është komunist dhe në kushtet e kësaj krize, është një ndihmë psikologjike dhe financiare se nuk mund të ndërhyjë shteti e të kontrollojë çmimet me dhunë.
“Nëse doni të bëni politikë me avazin tuaj, vazhdoni. Nëse doni të kontribuoni, bujrum, jemi gati ti marrim idetë tuaja. Por mos thuaj zonja Tabaku që vëmë tavan çmimin më të lartë. Ne nuk vëmë tavan të lartë tek karburanti. Vihet një tavan mbi të cilin nuk mund të shkojë. Gjithkush mund të vendos për më pak. Ne nuk jemi komunizëm por ekonomi tregu. Ka një gjë që jam dakort me ju. Kemi një bord komunist. 100% Bord Komunist. Por është aty se është një moment jashtë normales. Në kushte normale, Bordi është komunist dhe në kushtet e kësaj krize, është një ndihmë psikologjike dhe financiare se nuk mund të ndërhyjë shteti e të kontrollojë çmimet me dhunë në një ekonomi tregu. Por Bordi ka një meritë në këtë fazë që të vendosë tavan mbi të cilin të tjerët s’mund të shkojnë” , tha Rama.