Rama, batuta me Rektorin e UBT: S’do ma merrte mendja që do të lavdëroja kaq shumë një demokrat. E kam të lehtë të gjej aleancë me ata, kur s’kanë flokë

Kryeministri Edi Rama në Konferencën Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë, nuk i kurseu batuta me rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, duke deklaruar se nuk e kishte menduar se mund të lavdëronte kaq shumë një demokrat.

“Sot është kthyer në pararojë e transformimit, e ambicies për Shqipërinë e të nesërmes. Pararojë e përgjegjshmërisë së lartë e atyre që trokasin në dyert e universiteteve tona. Këtu ka një meritë jo vetëm lidershipi.

Nuk do vinte dita të lavdëroja kaq shumë një demokrat. Por kam kuptuar se kur demokratët nuk kanë flokë e kam më të lehtë të gjej aleancë me ta”, tha Rama.

Të Fundit