Kreu i qeverisë Edi Rama, ka përsëritur sërish që kush ka bërë korrupsion duhet të përballet me drejtësinë, qofshin dhe nga kabineti qeveritar.
Në fjalën e tij në Asmablenë e PS, ai theksoi se organet e drejtësisë duhet të fshinë nga rruga e PS personat që kanë vjedhur paratë e djersës së popullit.
“Këto që më kanë ngrënë mua pas shpine, që kanë ngrënë pas shpine këtë parti, që ka ngrënë pas shpine këtë popull që na ka dhënë votën. Jo vetëm që s’më shkon mendja të mbajë dhe baltën e kujtdo mes nesh që fjalët e mia të stërpërsëritura apo në takime kokë më kokë, i di akoma si ato fjalimet hipokrite në parlament të atyre gjakderdhëse, keqbërësve që një e mirë e një populli të tërë. Natën gërrhasin si derra mbi paratë e djersës së këtij populli.
Jo që smë vjen të ndalem, por si çdo njeri që ecën me këmbët e veta që jeton më punë dhe për punën e vet, jo për paratë dhe me paratë e djersës së vjedhur nga tjerët me thënë drejtën më vjen mirë nëse organet e reja të drejtësisë e fshin nga rruga e përbashkët, cilindo që ka punuar me mua dhe bashkë me ju, duke kënduar me mua dhe për partinë me mua dhe me njerëzit dhe duke vjedhur pas shpinës sime djersën e njerëzve”- tha ai.