Rama: Asistenca për e-Albania ofrohet falas në bashki, penalitete për abuzuesit

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të gjithë qytetarët që kanë nevojë për ndihmë në përdorimin e platformës e-Albania mund të marrin asistencë falas pranë zyrave të bashkive dhe njësive administrative në çdo qytet të vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama paralajmëroi se çdo subjekt privat, si noterë, avokatë apo zyra të tjera që përfitojnë financiarisht duke ofruar ndihmë për shërbimet e e-Albania, janë në shkelje të ligjit dhe rrezikojnë ndëshkime të rënda, përfshirë edhe heqjen e licencës.

“Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për asistencë në përdorimin e platformës e-Albania për shërbime të caktuara, mund t’i drejtohen në çdo qytet zyrave të bashkive, si dhe njësive administrative përkatëse, për të marrë shërbimin e kërkuar, FALAS. Çdo subjekt privat (noter, avokat apo zyrë tjetër) që kërkon pagesë për shërbime të ofruara nga e-Albania është në shkelje të ligjit dhe mund të denoncohet pranë institucioneve përkatëse e sanksionohet deri në heqjen e licencës,” shkruan Rama në rrjete sociale.

Të Fundit