Ra nga kati i shtatë i pallatit në Durrës, 3-vjeçarja jashtë rrezikut për jetën

 

Vajza 3 vjeçe nga Durrësi ndodhte jashtë rrezikut për jetën. E mitura ra nga kati i shtatë i pallatit ku banonte bashkë me prindërit e tyre. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:07, në lagjen nr. 13. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodjana Haxhiaj, e cila pohon se e mitura ndodhet te spitali i Traumës.

“Rreth orës 20:07, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i apartamentit në kat të shtatë, ku ishte së bashku me prindërit e saj, një 3-vjeçare.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, e mitura po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të Fundit