Ra në grackë në Pogradec, shpëtohet ariu i murrmë

Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Korçë ka shkuar menjëherë në vendngjarje ditën e djeshme, të sinjalizuar nga një banor në fshatin Çezme në zonën e Mokrës, në Pogradec, mbi një ari të murrmë (Ursus arctos) të ngecur në një kurth.

AdZM Korçë mori të gjitha masat e nevojshme për t’i ardhur në ndihmë. U njoftuan gjithashtu profesionistë të specializuar për raste të kësaj natyre.

Procesi i shpëtimit dhe monitorimit të ariut vijoi edhe sot, ku AdZM Korçë së bashku me policinë e shtetit, specialistë nga PPNEA dhe Callisto Grece (organizatë mjedisore greke) bënë të mundur lirimin e ariut, si dhe vendosjen e një GPS në trupin e tij për të monitoruar lëvizjet edhe në ditët në vijim.

Të Fundit