Qytetarja vdes në ambientet e bashkisë Lushnje, kryebashkiakja-punonjësve: Therni një pulë të zezë

Një 58-vjeçare nga fshati Çinar ka ndërruar jetë në ambientet e bashkisë Lushnje. Shtetësja Shpresa Cani, ka shkuar në zyrat e bashkisë për të pyetur perse i është hequr ndihma ekonomike.

Pasi është paraqitur në zyrën e informacionit ajo është drejtuar drejtorisë se ndihmës sociale. Sipas burimeve, viktima ka debatuar ashpër me punonjësit e kësaj zyre rreth faktit të heqjes se emrit nga lista e përkrahjes sociale dhe është nxjerrë me forcë nga kjo zyrë.

Më pas 58-vjeçarja ka kërkuar takim me kryetaren e bashkisë Eriselda Sefa dhe është ngjitur në katin e dytë për të takuar kryetaren. Sapo ka kryer takimin ajo është ndier keq dhe është lajmëruar ambulanca e spitalit Lushnjë.

Pas mbërritjes së ambulancës shtetasja Shpresa Cani kishte ndërruar jetë në vend, ndërsa sipas burimeve bëhet me dije se viktima vuante nga sëmundja e epilepsisë.

Paraprakisht dyshohet se 60-vjeçarja e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.

Ndërkohë pas kësaj ngjarjeje policia e Lushnjës ka referuar materialet në prokurorinë e rrethit për veprime të mëtejshme. Kjo ngjarje ka tronditur kryebashkiaken Eriselda Sefa, e cila ka kërkuar të therej një pule e zezë ne ambientet e bashkisë.

Të Fundit