Qytetarja krutane i dhuron një buf të skalitur nga dyqani, Berisha: Simboli i mençurisë, e çmendi Edi Ramën!

Teksa shoqërohej edhe nga Gent Strazimiri dhe ish-prokurori Arjan Ndoja, (që të dy kandidojnë për qarkun Durrës më 11 maj), në takimin e tij elektoral në Tregun Artizanal të Krujës ditën e sotme, Sali Berisha u surprizua edhe nga një tregtare.

Ajo i preu rrugën dhe i tha se në pamundësi për t’ia dhënë dhuratën te dyqani më parë, po ia jepte tani.

“Doktor, në pamundësi për ta dhënë te dyqani qëparë nga shitësja, po ta sjell këtu…!”, i tha qytetarja.

Pasi e dalloi se çfarë ishte, një buf i vogël i gdhendur në dru, Berisha e shoqëroi me pasthirrmë dhe koment-batutë duke e mbajtur dhuratën lart në dorë:

“Aaaaaa… Simboli i mençurisë, e çmendi Edi Ramën! E çmendi! Eheeee…!”.

Qytetarja: Një nga shitëset nuk erdhi dot të të takojë, dhe të bën këtë dhuratë (i jep bufin)

Berisha: Simbol i mençurisë, e çmendi Edi Ramën, e çmendi! Shumë faleminderit!

Kujtojmë se Rama e cilëson kreu e PD “buf kënete”, por sipas Berishës nuk është aspak i ofenduar pasi bufi simbolizon mençurinë dhe diturinë.

Të Fundit