Problematikat e transportit urban në Shqipëri dhe kryesisht në kryeqytet janë të shumta. Sociologu Gëzim Tushi ka sjellë një vëmendje edhe një problem tjetër, i cili del në pah sidomos në muajt e verës.
Ai tha për Euronews se është e domosdoshme që qytetarët të përmirësojnë higjienën personale.
Ai ka shtuar se sado përmirësime të ketë në shërbimin urban, qytetarët duhet të ndërgjegjësohen për higjienën e tyre, pasi në urban është e pamundur të qëndrosh nga aromat e këqija.
“Është nevoja e përmirësimit të atyre që hipin në autobusë. Absolutisht, ai është shërbim publik dhe ti je i detyruar të jesh higjenikisht ashtu siç duhet.
Unë mendoj se në urban hipin qytetarë dhe jo njerëz që janë pranë botës së kafshëve. Higjiena trupore e njeriut, ata vijnë aty dhe kundërmojnë era djersë dhe tërbojnë dynjanë dhe është e pamundur. Kjo ja ul vlerën shërbimit urban”, tha Tushi.