Ndërsa qytetarët vijojnë protestat para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve, kryesisht të naftës, kryeministri Edi Rama ka dalë live në facebook duke dhënë disa përgjigje. Kryeministri ftoi qytetarët që të bashkohen me faktet, të cilat sipas tij tregojnë se vendi jonë ka naftë të rëndë e cila shitet për bitum.
“Një protestë që po zhvillohet këtu poshtë, dëgjoj thirrje poshtë komunizmi, Rama ik, të shara me megafon nga individë që flasin në emër të popullit…, por nuk kam asnjë problem me këto sepse komunizmi ka rënë ka kohë. Para pak ditës popullit kur foli në 6 bashki tha 5 herë Rama rri. Nuk jam përkulur kurrë në jetën time për të futur dorën në xhepin e askujt. Nuk janë problem as ulërimat, sharjet e përqeshjet, problemi themelor është bashkimi tyre te e vërteta dhe faktet. I kam ndjekur reagimet e komentet tuaja në Facebook.
Qysh i vogël e kam mësuar se në varr leku nuk bën punë. Po siç thashë nuk janë problem as ulërimat as sharjet as mallkimet. Në situata të tilla problemi është bashkimi te e vërteta dhe te faktet. I kam ndjekur komentet e tua që pas konferencës ku folëm me shifra dhe fakte për masat tona për mosrritjen e çmimeve. Çmimi vijoi të ngrihet. Problemi është te bashkimi në një situatë të tillë. Ça bashkimi flet, ku do bashkohemi, ti je në rehatinë tënde, jemi ne që e hamë goditjen, thonë disa. Jam njeriu i fundit fare në Shqipëri që i pres me qetësi rritjen e çmimeve dhe problemet që krijohen apo që nuk do të rriten më shumë të ardhurat e kështu me radhë.
E nevojshme është që të shpjegoj se çfarë dua të them me bashkim. Ne s’mund të jemi të ndarë për faktet, për opinionet po. Problemi me energjinë dhe naftën thonë disa se ne i kemi mjaftueshëm se Shqipëria është e pasur por fajin e ka qeveria që i shet jashtë. Ne nuk e kemi mjaftueshëm energjinë as kur jemi në kulmi e prodhimit me reshje të larta e jo më me reshje të ulëta. Nafta jonë është e rëndë. Shitet për bitum