Ministri i Bujqësisë Andis Salla në interpelancën e sotme në Parlament tha se gjatë 2025 janë analizuar 32 mostra për aflatoksinë, dhe se 13 prej tyre rezultuan jokonform, duke thënë se për të gjitha këto raste janë marrë masa dhe bllokuar produkte.
Gjatë fjalës së tij Salla theksoi se qëllimi është që t’i garantohet konsumatorit shqiptar siguri ushqimore e cilësi.
Salla: Shqipëria sot ka një bazë të plotë ligjore të harmonizuar me BE. Sistemi në vend ku kontrollohet nga AKU. Kontrollet janë procese dinamike që ndjek produktin nga ferma në tryezë, verifikohen standardet higjieno-sanitare. Në vitin 2025 janë vendosur 40 gjoba dhe janë ndërprerë aktiviteti për 6 stablimente, pra ku ka shkelje ka masa. Gjatë 2025 janë analizuar 32 mostra për aflatoksinën M1 në qumësht, 13 kanë rezultuar jokonform dhe për gjitha raste janë vendosur masa dhe bllokuar produkte. Pra sistemi ka reaguar në kohë, duhet të kuptojmë se aflatoksina në qumësht vjen kryesisht nga ushqimi i kontaminuar. Prandaj kontrollin e kemi shtrirë në të gjithë zinxhirin.



