Qeveria miraton vendimin, TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri

Në mbledhjen e qeverisë së kësaj të enjteje është marrë vendimi për mbylljen e platformës TikTok.

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, bëri të ditur se kufizimi do të jetë për një periudhë 12 mujore.

Brenda 1 jave ose pak më shumë, Agjencia e Sigurisë Kibernetike do të mbyllë platformën TikTok për të gjithë përdoruesit shqiptar.

“Kufizim aksesi për një periudhë 12 mujore që do na lejojnë kohën për marrjen e masave në bashkërendim me përfaqësuesit e TikTok. Është vendim që ka në fokus interesin e fëmijëve, të rinjve”, tha Manastirliu.

Vendimi për mbylljen e TikTok u mor nga qeveria pas një konsultimi të gjerë publik në dhjetor 2024. Kjo lëvizje erdhi pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani me thikë nga një bashkëmoshatar i tyre, pas një sherri të nisur në rrjetet sociale.

Të Fundit