Qershitë mbeten në pemë, mungojnë punëtorët në Mallakastër

Edhe pse tregu për shitjen e qershive këtë vit ka qenë i mbarë, ku çmimi me shumicë ka qenë 200-300 lekë/kg problem kryesor për mjaft fermerë në zonën e Mallakastrës mbetet mungesa e krahut të punës.

“Ka vajtur në fund fare. Ja unë jam pensionist me gjithë gruan ne nuk shlyejmë detyrimet, kemi energji elektrike e këto të tjerat, po të paktën që të ushqehemi po nuk e realizojmë dot,” – u shpreh një qytetar.

“Nuk do të ketë të rinj, ja unë jam. Punoj dot më unë si thua ti? Po të rinj, po s’ka të rinj më këtu ore, për çfarë do rrinë ku do punojnë?” tha një tjetër.

Nazmiu është një fermer model në fshat, por si bashkëfshatarët e tij edhe ai vuan fenomenin e ikjes së rinisë dhe mungesës së punëtorëve.

“Këtu kemi vuajtur për punëtorë, po dhe ti marrësh nga Fieri kërkojnë shtrenjtë ata si ditë pune dhe qershia ka ngelur pa vjelë. E vjelim sa mundemi me forcat tona,” – u shpreh ai.

Sasia e lartë e prodhimit nuk ka sjellë qershi të lira për konsumatorin, sepse qershitë që duhet të ishin në treg prej mungesës së fuqisë punëtore kanë mbetur në pemë.

Të Fundit