Sfida Angli-Sllovaki në fazën e 1/16 të Europianit ishte shumë e tensionuar. Ndeshja u vendos nga aftësitë e Bellingham, i cili barazoi rezultatin në minutën e ‘96, duke e çuar ndeshjen në kohën shtesë dhe më pas me golin e Kane Anglia ia doli të kualifikohej më tej në çerekfinale.
Por në fishkëllimën e fundit të ndeshjes në Veltins-Arena të Gelsenkirchen, trajneri i Sllovakisë Francesco Calzona për pak sa nuk u përplas fizikisht me mesfushorin e Arsenalit, Declan Rice. Mesfushori anglez e shoqëroi thirrjen e tij me disa ofendime, duke iu drejtuar Calzona-s sipas Gazetta dello Sport me fjalët: “Tullac m…”.
Ndërkohë, lexuesi britanik i buzëve Jeremy Freeman tha për Daily Mail se Rice gjithashtu tha: “Qepe, o p…, hesht, o tullac m…”
Në krahun tjetër, trajneri i Sllovakisë i tha Sky Sport Italia se ishte i zemëruar nga taktikat e Anglisë.
“Djemtë punuan aq shumë dhe ndoqën atë që unë kërkova prej tyre në mënyrë të plotë. Në kohën shtesë i vumë përpara dhe ata filluan me humbje kohe dhe pengesa. Isha i zemëruar sepse një minutë shtesë ndërprerjesh me sasinë e humbjes së kohës, veçanërisht nga portieri i tyre nuk ishte i mjaftueshëm.”-u shpreh ai.
Anglia siguroi një vend në Çerekfinalet e Kampionatit Europian të Futbollit. Në ndeshjen e radhës anglezët do të përballen me Zvicrën, e cila eliminoi Italinë me një fitore 2-0.