Një 66-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi akuzohet për veprën penale “Braktisja e kafshës së shoqërimit”.
Sipas uniformave blu, si pasojë e moskujdesit dy qentë e tij “pitbull” kanë sulmuar shtetasen S.Gj., 66 vjeçe.
Mësohet se 66-vjeçarja ka marrë plagë në trup dhe është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. F., 66 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Braktisja e kafshës së shoqërimit”, pasi ky shtetas ka braktisur dy qentë e tij (Pitbull), të cilët më pas kanë sulmuar shtetasen S. Gj., 66 vjeçe, e cila është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”,-njofton policia