Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat gjatë takimit me shqiptarët në New York.
Qytetari: Ju flet një anëtar i vjetër i Partisë Socialiste, që prej vitit 1991, ju kam ndjekur në rrugën tuaj në udhëheqje të këtij vendi. Ju falenderoj pa masë…
Rama: Ju lutemi bëni pyetjen, sepse ka dhe të tjerë që duan të pyesin
Qytetari: Kemi dëgjuar shumë herë komente nga udhëheqës të ndryshëm të opozitës që thonë se Edi Ramën nuk e mundim dot. Jemi krenarë që ata e dinë këtë punë (ngre zërin)
Rama: Çfarë ke mo? Ti je dhe në Amerikë
Qytetari: Nuk është kusht i domosdoshëm që një udhëheqës i lavdishëm si ju të qëndroni dy palë zgjedhje…
Rama: Të lutem më bëj pyetjen
Qytetari: Na gëzo të gjithë ne, që nuk do të jepni dorëheqjen pas një palë zgjedhjesh…
Rama: Ky është urdhër?
Qytetari: Është dëshirë, të qëndroni në krye të PS sa të keni frymë dhe të qëndroni kryeministër sa të keni frymë.