Ditën e djeshme treguam sesi në Tiranë ka gëluar biznesi i masazheve, që shërben si kamuflim për shërbime seksuale, ndonëse prostitucioni është me ligj i ndaluar në Shqipëri. Në qendrën e quajtur Smart Spa, pranë zonës së 9-katësheve, vajzat, ofrojnë marrdhënie seksuale kundrejt shumave të parave. Aty mund të zgjedhësh vajzën që do, dhe më pas të konsumosh raport intim. Për gjithë “shërbimin full ekstra”, vajzat thonë, se duhet paguar 100 euro.Ato treguan, se shpesh u vijnë klientë në mes të natës dhe të pirë, por nuk i kthejnë dot mbrapsht, pasi menaxherët i kontrollojnë në kamera. Menjëherë pas transmetimit të emisionit “Stop”, Specialistët e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme në policinë e Tiranës, finalizuan operacionin e koduar “Camouflage 22”. Gjatë këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetases S. H., 21 vjeçe, admistratore e qendrës së masazheve. Ajo akuzohet për “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtje e lokaleve për prostitucion”. Po kështu ranë në pranga shtetasja me iniciale E. Y., 26 vjeçe, punonjëse në këtë qendër dhe L.V., 25 vjeç, klient, të dy të akuzuar për veprën penale të prostitucionit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.