Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kurbinit, pasi ka qëlluar disa herë me armë zjarri në afër. Në pranga ka rënë i riu K. V., banues në Laç, ndërsa i është sekuestruar arma dhe një krehër me 5 fishekë.
Njoftimi i policisë:
Kurbin
Qëllon me armë zjarri në ajër, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Sekuestrohet një armë zjarri dhe një krehër me 5 fishekë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
K. V., 21 vjeç ,banues në Laç, Kurbin.
Ky shtetas, në lagjen nr. 5, Laç, Kurbin, ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjetën 1 armë zjarri automatik P.M.SH dhe 5 fishekë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.