Qëlloi për vdekje bashkëfshatarin, si i shpëtoi me 15 vite burg më pak agresori

Syrja Yskollari denoncon vrasjen e vëllait të tij Safetit, nga një bashkëfshatar i Gështenjasit Pogradec. Ai tregon, se me autorin e vrasjes, kanë patur konflikte sporadike për rrugën e shtëpisë, që në periudhën 2008-2016. Syrjai tregon, se ai me dy vëllezërit jetojnë në SHBA, ndërsa Safeti i ndjerë ishte ishte kthyer në vendlindje prej një viti e gjysmë.Në shtator 2022 vrasësi Fatmir Manellari, hyn në oborrin e shtëpisë, kontrollon të hapë dyert e tre shtëpive të vëllezërve dhe më pas gjen Safeti dhe e godet befasisht tre herë me thikë, duke e lënë të vdekur në oborrin e shtëpisë.Hetimi për këtë vrasje u dëmtua qysh në fillim, pasi policia, kamerat e sigurisëe i ka marrë pas 20 ditësh nga ngjarja.

Lidhur me vrasjen e ndodhur në Gështenjas të Pogradecit në shtator 2022, Prokurorja e Korcës, Irena Cunoti, edhe pse në dosje ka kamerat, ku tregohet vrasja me paramendim, ka ndryshuar veprën penale në vrasje me dashje në sherr e sipër. Ndryshimi i këtij formulimi, i ul rreth 15 vite dënim autoritt ë vrasjes, i cili mund të përdorë edhe gjykimin e shkurtuar, për t’ia hedhur lehtë krimit makabër.Nga ana tjetër ish-gjyqtari i Korcës Markelian Kuqo, pasi nuk kaloi vettingun, është sot avokat i autorit të krimit Fatmir Manellari.Për të treguar dinamikën e krimit monstruoz me paramendim, “Stop” publikon pamjet e kamerave të sigurisë, që tregojnë, sesi 65 vjecari Safet Yskollari humbi jetën befasisht pas goditjeve me thikë, pa bërë asnjë lloj sherri apo konflikti me autorin e krimit.

Të Fundit

Një gjykatë në New Mexico ka urdhëruar kompaninë Meta të paguajë 375 milionë dollarë për mashtrimin e përdoruesve në lidhje me sigurinë e platformave të saj për fëmijë. Një juri vendosi se Meta, pronare e platformave si Facebook, Instagram dhe WhatsApp, ishte përgjegjëse për rrezikimin e të miturve dhe ekspozimin e tyre ndaj përmbajtjeve seksuale dhe kontakteve me persona të rrezikshëm. Prokurori i Përgjithshëm i New Mexico-s, Raul Torrez, e cilësoi vendimin si “historik”, duke theksuar se kjo është hera e parë që një shtet fiton një çështje të tillë kundër kompanisë. Meta, e drejtuar nga CEO Mark Zuckerberg, nuk është dakord me vendimin dhe ka njoftuar se do ta apelojë. Një zëdhënëse e kompanisë tha se ata kanë punuar vazhdimisht për të përmirësuar sigurinë e përdoruesve dhe për të luftuar përmbajtjen e dëmshme. Juria gjeti se Meta kishte shkelur ligjin e shtetit për praktikat e padrejta, duke mashtruar publikun për sigurinë e platformave të saj për të rinjtë. Gjatë gjyqit shtatëjavor u paraqitën dokumente të brendshme dhe dëshmi që tregonin se kompania ishte në dijeni të rreziqeve nga grabitqarët seksualë në platformat e saj.