“Qeka ngatërru gërma H me N” merr gjobë 300 mijë leke kur është në Itali, kthehet e bën namin

Më 23 prill 2025, Mentor Krrashi nga Sukthi i Durrësit, u njoftua për një gjobë të vendosur ndaj automjetit të tij në aksin Kuç–Vlorë, të regjistruar nga radarët e Policisë Rrugore Vlorë. Krrashi deklaron, se në atë periudhë, ka qenë në Itali dhe se makina e tij ka qëndruar e parkuar në oborrin e banesës në Sukth, me baterinë e stakuar dhe pa u përdorur nga askush. Edhe prindërit e tij dëshmojnë, se automjeti nuk është lëvizur.Pasi kërkoi verifikim pranë OASH Vlorë, Mentori udhëtoi vetë drejt Vlorës dhe konstatoi, se në foton e radarit, shfaqej një automjet me model tjetër dhe me targë të ngjashme, ku shkronja e fundit ishte lexuar gabim për shkak të një hijeje mbi targë, duke ngatërruar “H”-në me “N”-në. OASH Vlorë pranoi gabimin dhe mori masa të menjëhershme për heqjen e gjobës dhe detyrimeve ndaj Mentor Krrashit.

Të Fundit