Një 23-vjeçar është gjobitur nga Policia Rrugore e Lezhës pas publikimit të një videoje ku shihej një makinë tip G-Class duke lëvizur në bregdetin e plazhit të Vainit në Lezhë.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, drejtuesi i mjetit u identifikua dhe u shoqërua në komisariat ndërsa pas përfundimit të veprimeve procedurale, ai u ndëshkua me një gjobë prej 50,000 lekësh për shkelje të Kodit Rrugor, konkretisht neneve 7 dhe 139.
“Nga shërbimet e Policisë Rrugore të Lezhës u identifikua dhe u shoqërua në komisariat shtetasi A.N., 23 vjeç, banues në Lezhë. Ai u ndëshkua me masë administrative 50,000 lekë për shkelje të neneve 7 dhe 139 të Kodit Rrugor,” thuhet në njoftimin e policisë.
“Qarkulloi me automjet tip “G-Class”, në breg të detit, dhe cenoi sigurinë e pushuesve, identifikohet dhe shoqërohet në komisariat.
Në përfundim të veprimeve procedurale, 23-vjeçari u ndëshkua për shkeljen e kryer, me 50 000 lekë gjobë.
Shërbimet e Policisë Rrugore të Lezhës, menjëherë pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një automjet tip “G-Class” duke lëvizur në brezin e rërës në breg të detit, në plazhin e Vainit, kryen verifikimet, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të drejtuesit të automjetit.
Në përfundim të tyre, u identifikua dhe u shoqërua në komisariat, shtetasi A. N., 23 vjeç, banues në Lezhë.
Ai u ndëshkua me masë administrative 50 000 lekë, për shkelje të neneve 7 dhe 139 të Kodit Rrugor.
Policia e Lezhës falenderon qytetarët dhe median për kontributin për evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe fton që të vijojnë të denoncohen raste të tilla, pasi reagimi do të jetë i menjëhershëm, i paanshëm dhe konform ligjit”, thuhet në njoftim.