Lë në shtëpi vajzën 3-vjeçare dhe arrestohet
Një nënë 40-vjeçare u arrestua në Torino për akuzën e braktisjes së fëmijës pas lënies të vetme vajzën e saj 3-vjeçare në shtëpi. Alarmi erdhi nga fqinjët, të cilët u shqetësuan për “qarjen e vazhdueshme” të vogëlushes dhe thirrën forcat e rendit. Në fillim, u dyshua se nënës mund t’i kishte ndodhur ndonjë ngjarje e rëndë brenda apartamentit, prandaj ishin angazhuar edhe zjarrfikësit për të hapur derën.
Gjatë ndërhyrjes, nënë e vajzës mbërriti dhe shpjegoi se ishte larguar për një orë, ndërsa e bija flinte, pa menduar se do të zgjohej. Vajza është nën kujdestarinë e tezes tashmë, pasi nëna eshtë arrestuar me akuzën për braktisje të mituri