Studiuesit dhe mjekët janë urdhëruar nga presidenti rus, Vladimir Putin, të përshpejtojnë studimin e tyre për ilaçet kundër plakjes. Presidenti rus është shumë i kujdesshëm për imazhin e tij dhe veçanërisht pamjen e tij në një kohë kur teoritë për gjendjen e tij të brishtë shëndetësore po shtohen.
Disa argumentojnë se 71-vjeçari Putin vuan nga sëmundja e Parkinsonit ose ndonjë sëmundje tjetër neurodegjenerative, të tjerë besojnë se ai po trajtohet për kancer, ndërsa ka nga ata që besojnë se ditët e tij janë të numëruara.
Një nga teoritë më të përhapura, dhe më të vjetra, që qarkullon në internet është se ai është ‘dorëzuar’ në duart e një kirurgu plastik vitet e fundit për të fshirë shenjat e kohës që tradhtojnë moshën e tij.
Siç raporton gazeta britanike Daily Mail , kur Putini nuk merret me luftën në Ukrainë, ai i kushton vëmendje familjes së tij si dhe gjendjes së tij shëndetësore.
Së fundmi ai u dha dritën jeshile “mendjeve shkencore” më të mira për të zhvilluar ilaçe kundër plakjes që do të jenë veçanërisht të dobishme edhe për të.
Presidenti i vendit po kërkon që shkencëtarët rusë të dorëzojnë kërkimet e tyre më të fundit mbi ilaçet kundër plakjes, me shumë spekulime të dukshme, se ai po përpiqet të zgjasë jetëgjatësinë e tij. Për të treguar se është bujar, i njëjti burim pohon se nga ky studim do të përfitojnë edhe miqtë e tij të ngushtë.
Sipas burimit të paidentifikuar, urdhri erdhi nga “shefi më i madh” dhe i bëri zyrtarët të përpiqeshin të zbatonin direktivat e supozuara të 71-vjeçarit Putin