Putin takon homologun palestinez: Do bëjmë gjithçka për të mbështetur Palestinën

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar bisedime me homologun e tij palestinez Mahmoud Abbas, i cili ndodhet në Rusi për një vizitë.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS tha se Putin e mirëpriti ngrohtësisht Abasin dhe theksoi “lidhjet e thella të dy vendeve”.

“Të gjithë e dinë se sot, për fat të keq, Rusia duhet të mbrojë interesat e saj, të mbrojë popullin e saj me armë në dorë, por ajo që po ndodh në Lindjen e Mesme, ajo që po ndodh në Palestinë, sigurisht që nuk kalon pa u vënë re nga ana jonë”, u shpreh Putin.

“Ne jemi të shqetësuar mbi të gjitha për humbjet e civilëve”, shtoi Putin, sipas televizionit shtetëror rus. “Ne po bëjmë gjithçka për të mbështetur Palestinën dhe popullin palestinez.”

Udhëheqësi rus theksoi gjithashtu përkushtimin e Rusisë për krijimin e një “shteti palestinez të premtuar të plotë”, të cilin ai tha se ishte i nevojshëm për paqen afatgjatë në rajon, sipas TASS.

Të Fundit