Puthi në buzë të miturin dhe i kërkoi t’i ‘thithte’ gjuhën, Dalai Lama kërkon falje

Dalai Lama ka kërkuar falje pasi u shfaqën në internet pamjet që tregojnë atë duke puthur në buzë dhe duke i drejtuar gjuhën një djali të mitur.

Zyra e udhëheqësit shpirtëror budist tha se ai i kërkonte falje djalit dhe familjes së tij për lëndimin që mund të kenë shkaktuar gjesti dhe fjalët e tij.

Në delaratën e zyrës së shtypit të Dalai Lamës, theksohet se 87-vjeçari “shpesh ngacmon njerëzit që takon në një mënyrë të pafajshme dhe lozonjare”, duke shtuar se aij personalisht po i vjen keq për incidentin.

Pamjet janë marrë nga një ngjarje më 28 shkurt kur Dalai Lama iu drejtua një grupi studentësh në tempullin Tsuglagkhang në Dharamshala, në Indinë veriore.

Në të, shihet një djalë i mitur duke iu afruar mikrofonit dhe duke pyetur Dalai Lamën: “A mund të të përqafoj?”

Fituesi i çmimit Nobel për Paqen e fton djalin në skenë, duke i thënë “së pari këtu” dhe duke i dhënë faqen e tij, të cilën djali e puth. Lama më pas i tregon buzët dhe i thotë “atëherë mendoj më në fund se duhet të puthësh edhe këtu”.

Më pas ai e tërheq djalin nga mjekra dhe e puth fëmijën në buzë.

Në video dëgjohen të qeshura dhe duartrokitje, përpara se Dalai Lama i nxjerr gjuhën djalit dhei kërkon që t’i “thithë gjuhën”.

Të Fundit