TIRANË
Avokati Spartak Ngjela deklaron se Amerika i ka ngritur kurth presidentit rus Vladimir Putin me një luftë që mund ta drejtojë ajo.
Në një postim në “Facebook”, Ngjela shkruan se politika amerikane kërkon shkatërrimin e Rusisë ose eliminimin e Putinit nga opozita ruse.
“Kam një pyetje për këta pafillot që i gëzohen Rusisë.
Cila është pyetja?
Po sikur Amerika të kishte dislokuar aeroplanmbajtësen e madhe Ajzenauher në portin e Odesës në Ukrainë; të kishte bërë një marrëveshje ushtarake me Ukrainën dhe të kishte bërë furnizime armësh dhe raketash të sofistikuara aty: do ta bënte Rusia sulmin kundër Ukrainës?
Përgjigjja është – jo; nuk do ta bënte
Atëherë, pse nuk e bëri Amerika këtë lloj ndërhyrjeje?
Mundësia më e madhe është me përgjigjen: ajo i ka ngritur kurth Vladimir Putinit me një luftë që mund ta drejtojë Amerika. Siç duket politika amerikane kërkon shkatërrimin e Rusisë ose eliminimin e Putinit nga opozita ruse.
Ja pra, kjo është çështja.
Atëhere: mos është ky vërtet një kurth për shkatërrimin e Rusisë dhe të Putinit?
Gjithçka mund të ndodhë…”, shkruan Ngjela.