Rasti, që trajtojmë sot, ka të bëjë me një edukatore, e cila fitoi në portal vendin e punës si edukatore në kopshtin nr. 2 në Tiranë. Por ajo thotë, se drejtoresha e burimeve njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Cerdheve dhe Kopshteve, në momentin, që e pa të mbuluar me shami, nisi ta diskriminonte, duke i thënë, se edukatorja, që do të dilte në pension, nuk do të dilte e vendi nuk ishte më. Pasi mori kontakt me komisionerin për diskriminimin, zonja e rimori vendin e punës.Në tetor 2023 fillon punë, por iu desh, të merrte raport, për shkak të gjendjes shëndetsore të fëmijës së saj. Këtë moment shfrytëzuan eprorët, që i bënë cështje, e raportuan, sikur ajo kishte kapur për veshi një fëmijë, ditën, që ishte me raport. Si përfundim zonja merr vërejtje me paralajmërim për zgjidhje të kontratës, për shkelje të etikës në mënyrë të përsëritur.Madje në mbledhje u tha, se nuk duan në punë gra me fëmijë, që të mos e dëgjojnë fjalën raport.Pak ditë më pas u bë dhe zgjidhja e kontratës së punës. Avokati Klaudi Zholi thotë, se ky vendim është i pabazë nga ana ligjore.
- +355 67 220 8888
- [email protected]