Pushimet në Shqipëri për çiftin holandez Perry dhe Annelies u kthye në një përvojë të tensionuar ligjore, pas një përplasjeje të vogël me makinën me qira.
Sipas rrëfimit të Perry për Detelegraaf, gjatë parkimit pranë hotelit në Gjirokastër, ai përplasi një makinë tjetër. Fillimisht incidenti dukej i vogël, por situata u përshkallëzua kur policia mbërriti dhe rruga u bllokua. Edhe pse testi i frymëmarrjes rezultoi 0.0, Perry u detyrua të shkonte në komisariat.
Situata u komplikuar më tej sepse, sipas turistit, makina që goditi i përkiste një politikanit të lartë lokal. Perry përfundoi duke qëndruar 10 ditë në qeli, ku kushtet ishin të vështira, me dritat e ndezura gjatë gjithë ditës dhe komunikim të kufizuar me familjen. Ambasada holandeze ndërhyri për të ofruar ndihmë konsullore.
Gjykata vendosi që 10 ditë burg të ishin të mjaftueshme, me një garanci prej 5,000 eurosh. Përveç dënimit, Perry duhej të paguante shpenzimet e avokatit, shpenzimet spitalore të palës tjetër dhe dëmet e makinës.
Çifti paralajmëron turistët e tjerë që të jenë të kujdesshëm kur udhëtojnë në Shqipëri, veçanërisht ata që përdorin makina me qira. Ministria e Punëve të Jashtme e Holandës thekson se incidentet në trafik mund të përshkallëzohen shpejt dhe policia mund të mbajë shoferët në paraburgim deri në gjykim