Puseta bllokohet 25 ditë… por ‘Stop’ e zgjidh për 5 minuta

Në redaksinë tonë janë ankuar banorët e njësisë 14, Kashar, pasi prej 25 ditësh sipas tyre, puseta e ujrave të bardha përzihet me ujrat e zeza dhe i gjithë vendi mban erë të keqe, duke u kthyer në vatër infeksionesh.Vetë banorët i kanë bërë dy herë shkresë zyrtare UKT-së, por nuk kanë marrë asnjë përgjigjie. Gazetarja e “Stop”njofton inxhinierin e UKT-së, Ervis Dema, i cili pasi njihet me rastin, sjell punëtoret e UKT-së, duke zgjidhur problemin në kohë rekord.

Të Fundit